Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh pas ndeshjeve të legjendave se kjo ishte ndeshje me rëndësi për vetë arsyen për të cilën u zhvillua.

Duka shprehu dëshirën që të ketë sërish të tjera organizime dhe u ndal te lista e futbollistëve të ftuar, ku normalisht kishte edhe të zhgënjyer.

“Aktiviteti ishte i bukur për qëllimin që u bë dhe si u organizua. Ishte për një çështje të rëndësishme për t’u solidarizuar me fatkeqësinë e 26 nëntorit.

Dua të falënderoj futbollistët që erdhën dhe lojtarët e ekipit tonë kombëtar. Dua të falënderoj ata që erdhën dhe shpresoj të kemi sërish turne të tillë por jo për këtë arsye.

Di Biazin e bëri Shqipëria të fitojë sepse erdhi në Shqipëri dhe fitoi. Mund të bëj vërejtje për listën dhe është normale që të thoshim se kush ka mundësi të luajë, le të marrë këpucët dhe të luajë”, tha Duka. /VipSport/