5 skuadra shqiptare ia dolën të kualifikoheshin mbrëmjen e sotme në turin e dytë të Ligës së Konferencës teksa janë mësuar dhe kundërshtarët e tyre në këtë raund.

Partizani do të ketë sfidën më të vështirë dhe do të përballet me një skuadër me eksperiencë si Bazeli i Zvicrës.

Vllaznia do të ndeshet me qipriotët e Ael Limasolit, ndërsa Laçi do të përballet me rumunët e Kraiovës.

Ndërkohë në Ligën e Konferencës do të vazhdojë aventurën dhe Teuta e cila do të përballet me Inter Klub d’Eskalandes nga Andorra.

Shorti rezervoi dhe përballje të vështirë për Dritën e cila do ë sfidojë Fejnordin e Holandës, ndërsa Shkëndija do të përballet me Rigën, Prishtina me Konah’s Kuai Nomads dhe Shkupi me Santa Klarën e Portugalisë.

TURI I DYTË

Ndeshjet e para

20 korrik

Prishtina – Konah’s Kuai Nomads 18:00

22 korrik

Teuta – Inter Club d’Eskaldes 19:00

Riga FC – Shkëndija e Tetovës 19:00

Bazel (Zvicër) – Partizani 20:15

Universitatea Krajova (Rumani) – Laçi

AEL Limasol (Qipro) – Vllaznia 16:30

Shkupi – Santa Klara (Portugali)

Drita – Fejinord (Holandë)