Ka nisur ditën e djeshme turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13, U-14 dhe U-15. Pjesë e këtij turneu janë “kombëtaret” rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra, ku janë hapur sëfundmi dhe dy zyrat e reja rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kombetaret Rajonale te Shkodres drejtohen nga trajneret Astrit Prençi (U15), Brikeno Bizi (U14) dhe Rudi Piraniqi (U13). Te paret qe kane luajtur kane qene 15 vjeçaret.

Kombëtarja Rajonale e Shkodrës e ka humbur ndeshjen e parë atë ndaj Kombëtares Rajonale të Korçës me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në të dytën kanë qenë korçarët që kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar.

Kombetaret Rajonale te Shkodres jane ne grup me kombetaret e zonave te Tiranes dhe Lezhes, me te cilat do te ndeshen ne javet e ardhshme. Duhet thene se organizimi i sivjetem eshte bere me shume vonese dhe seleksionimet e lojtareve kane perfunduar vetem nje jave me pare.

Trajneret per rrjedhoje, te pakten ne Shkoder, kane zhvilluar vetem nje seance stervitore me ekipet dhe menjehere ne ndeshje. Kjo kuptohet qe nuk eshte diçka pozitive, megjithate e rendesishme eshte qe te seleksionohen futbollistet me te mire, ata qe neser a pasneser do te veshin fanellen e kombetares kuqezi.