Arena Sportive në Podujevë të Kosovës u godit nga rrufeja të diel. Kështu, pjesa e mbulesës së impiantit është shëmbur, duke e bërë të pamundur zhvillimin e aktiviteteve në të.

Për fat të mirë në momentin e ngjarjes në të nuk kishte asnjë person, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Menjëherë në vend kanë shkuar zyrtarët e Komunës, që kanë bërë edhe evidentimin e dëmeve.

Drejtorja e Kulturës dhe Sportit në këtë Komunë po bën një bilanc të dëmeve, për të rifinancuar projektin e rindërtimit.

Mini-stadiumi ishte i mbuluar totalisht dhe shërbente për komunitetin në Peran të Podujevës.