Saturday, April 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU dëmtua ndaj Vllaznisë, operohet mbrojtësi i Partizanit

U dëmtua ndaj Vllaznisë, operohet mbrojtësi i Partizanit

Partizani njofton se mbrojtësi Carlos Martinez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e djathtë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Vllaznisë.

“Carlos Martinez kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vllaznisë. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e djathtë në ambientet e Spitalit Amerikan 3.

27-vjeçari së shpejti do të fillojë edhe fazën e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor të ekipit.

FK Partizani i uron Carlos Martinez rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments