Një ndër duelet më të forta të këtij Botërori është cilësuar ajo mes Anglisë dhe Francës. Në prag të ndeshjes, ka reaguar edhe ish-mbrojtësi francez Patris Evra. Ai shprehet se kampionët në fuqi jo vetëm do të fitojnë, por do ti dërrmojnë “Tre Luanët”.

“Tek Anglia ylli është skuadra. Nuk është vetëm një lojtar. Kjo është kombëtarja më e mirë e Anglisë, si skuadër, jo si një grup individualitetesh. Anglia duket më shumë grup sesa Franca.

Bellingam do të bëhet mesfushori më i mirë që Anglia ka pasur në historinë e saj dhe me një diferencë të madhe nga të tjerët. Çfarë kënaqësie është që ta shohësh të luajë.

Ai është një lojtar i kompletuar. Është e frikshme, sepse është vetëm 19 vjeç. Për Anglinë testi me Francën do të jetë më i madhi në këtë turne. Por unë jam optimist dhe jo arrogant kur them se Franca do të fitojë, madje mund t’i dërrmojë ata”, përfundoi Evra.