Vllaznia arriti pasditen e sotme te siguroje vendin e katert ne renditje dhe bashke me te edhe kualifikimin ne Kupat e Europes per sezonin e ardhshem. Gjjthçka ka ndodhur pas fitores se saj 2-1 ne Ballsh ndaj Bylisit dhe humbjes se Teutes me Partizanin.

Golat e Jonuzit dhe Latifit kane qene percaktues ne kete ndeshje sepse permbysen golin e shenuar fillimisht nga Lajthia. Dhe ne fund ne kampin shkodran ka patur feste.

Jo se kane arritur ndonje gje te madhe, por sepse Vllaznia doli jashte parashikimeve te shumekujt qe favorizonin Teuten dhe madje edhe Laçin per te zene nje vend per ne Kupat e Europes. Por nderkohe pikerisht ne lidhje me kete ka reaguar edhe pjestari i stafit teknik te kuqebluve, trajneri i portiereve Ideal Lekiqi.

Permes nje postimi ne instastory, ai ironizom te gjithe ata qe kane qene kunder Vllaznise. E ka bere kete gje duke shkruar disa fjale kuptimplote, shoqeruar edhe me pasaportat dhe biletat e avionit.

“Suksese e provojeni perseri te gjithe ju qe u “perpelitet” ne vendin e 8-te dhe “papritur” u bete pretendent per Europen! Urime per te gjithe kalkuliket por “haku shkoi te i Zoti”. Ruajini llogarite per vitin tjeter! Smirusha, jemi Vllaznia!”