Dritan Shakohoxha u largua nga Supersport pak javë më parë. Pas shumë vitesh në punë te Digitalbi në rolin e drejtorit, por edhe komentatorit, Shako vendosi të largohej.
Gjatë intervistave të tij, ai u shpreh se e kishte mbyllur me komentimin, por së fundmi Shakohoxha ka ndryshuar mendje.
RTSH zbulon se Shakohoxha është rikthyer në RTSH pas 30 vitesh dhe do të jetë pjesë e këtij televizioni gjatë EURO 2020.
Ngelet për t’u parë nëse kjo do të bëhet vetëm për kampionatin europian apo ai do të punojë gjatë gjithë kohës te RTSH./newsport/