Vllaznisë dihet që i janë larguar katër futbollistë me peshë, siç janë Fallou Diagne, Mevlan Adili, Victor Da Silva dhe Ardit Krymi, të gjithë futbollistë që ishin titullarë sezonin e shkuar, por janë larguar edhe sportistë të tjerë që nuk kishin hapësira.

Këtë verë, janë afruar Lorik Boshnjaku, Kaina Nunesh, Dajan Shehi, Marko Juriç, Kristijan Vulaj dhe Herald Marku, teksa pothuajse të gjithë këta futbollistë me ish-ekipet e tyre, kanë luajtur titullarë. Megjithatë, kuqeblutë duan akoma futbollistë në organikë, por skuadra do të plotësohet ndoshta pas ndeshjeve të para të Conference League.

Prej kohësh, Vllaznia kërkon futbollistë të mirë dhe që njihen, kryesisht për repartin e sulmit. Klubi po sheh për një të ardhme të afërt edhe për futbollistë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por për momentin e gjithë vëmendja, është tek ndeshja ndaj Universitatea Kraiova.

Në fakt, janë disa emra në qarkullim, por nuk ka asgjë konkrete. Ndërkohë, në këtë moment që flasim, 4.2 milionë euro është vlera e Vllaznisë në “Transfermarkt”. Nje vlere kjo me e vogel se ajo e sezonit te kaluar, por me fillimin e ndeshjeve, me siguri qe ajo do rritet sepse lojtaret kane se çfare te tregojne ne fushen e lojes.
Maringlen ZHIVANI