Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, padyshim konsiderohet si njeriu i momentit të vendin tonë. Nën drejtimin e trajnerit brazilian, kuqezinjtë arritën të sigurojnë kualifikimin e dytë për në Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme në Gjermani. Gjatë ditës së djeshme trajneri Silvinjo u nderua nga kryeministri Edi Rama me çmimin “Shqiponja e Artë”. Braziliani ka reaguar pas këtij çmimi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Edhe pse ky çmim u akordohet shqiptarëve të shquar në mbarë botën Silvinjo pohon se ndihet i vlerësuar dhe i lumtur.


Ja postimi i Sivinjos:

“Shumë i nderuar që mu akordua çmimi “Shqiponja e Artë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe të qenit në mesin e tyre më bëri të ndihem shumë i lumtur.

Së bashku me disa nga pjesëtarët e stafit teknik të ekipit kombëtar dhe zyrtarë të FSHF-së, falënderova futbollistët dhe të gjithë kombin shqiptar për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi krijuar përgjatë kualifikueseve dha dhe që kulmoi me kualifikimin tonë në finalet e Euro 2024”.

https://www.instagram.com/sylvinho_campos/?utm_source=ig_embed&ig_rid=394f9584-493a-42f1-8d43-29b0fa7fba93