U perfol se do te firmoste tek Vllaznia por nuk ka ndodhur keshtu. Futbollisti Eni Imami është përforcimi i radhës i skuadrës së Partizanit. Ish-mbrojtësi i Tiranës, i cili së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut, është ribashkuar me trajnerin Ilir Daja.
27-vjeçari, ishte futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me skuadrën korçare, ndërkohë që do të vijojë karrierën me skuadrën e kuq.
Imami i është bashkuar Partizanit në qytetin e Ohrit, ku “Demat e Kuq” janë duke zhvilluar fazën përgatitore. Një përforcim cilësor ky për krahun e majtë, duke qenë se futbollisti është një njohje e mirë e trajnerit Daja, i cili e shikon si lojtar të rëndësishëm te skuadra e tij e re.
Gjatë karrierës së tij, përveç Tiranës dhe Skënderbeut, Imami është aktivizuar edhe me Dinamon, Laçin, Teutën, Kukësi, si dhe me skuadrën zviceriane të Biaschesit.