Kevin Dodaj u shndërrua në heroin e Vllaznisë, në triumfin 1-0 të arritur ndaj Teutës. Në fund të sfidës, talenti shkodran u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, deklaroi:
“3 pikë të çmuara për ne, luftuam deri në fund, Teuta e bëri më të vështirë. Jo se na dominuan, por shpenzuam energji me Dinamon, por ia dolëm. Rëndësi kanë 3 pikët. Është periudhë e kampionatit që duhen 3 pikët.
Jam i kënaqur sepse ndihmova ekipin, iu dhashë 3 pikë. Duhet të bëj sa më shumë gola. Pesha e sulmuesit matet me gola.
Me Bekimin ndihem më mirë, sepse kam luajtur edhe sezonin e kaluar dhe e njohim njëri-tjetrin më mirë.
Shpresoj të shënoj sa më shumë gola, në fund të sezonit do të diskutojmë dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë me të ardhmen. S’ka për momentin diçka konkrete”, deklaroi Dodaj.


