Dita e sotme do te jete dita e se vertetes per boksieren shkodrane Elsidita Selaj. Ajo do te ngjitet ne ring ne oren 16.30 dhe do te perballet me nje kundershtare te kombetares se Polonise, ne kuadrin e ndeshjeve te Kampionatit Europian U22 qe po zhvillohet ne Kroaci.

Per boksieren e Vllaznise eshte mundesia me e mire per t’u futur ne zonen e medaljeve dhe kjo do te ndodhe ne rast se ajo fiton sot ndaj kundershtares se saj te peshes 75 kg ne ndeshjen e turit çerekfinal.

Per Selajn qe ka provuar edhe me perpara te marre medalje ne Europe, problemi i vetem kete here eshte mungesa e ndeshjeve. Per shkak te situates se krijuar nga pandemia, ajo ka dy vjet qe nuk ka zhvilluar asnje ndeshje zyrtare.

Megjithate bashke me trajnerin Jetmir Kuçi jane munduar te bejne me te miren dhe shpresojne shume edhe tek suksesi i sotem qe do t’i siguroje asaj nje tjeter medalje europiane, por kete here per moshen deri 22 vjeç.

Te gjithe te interesuarit per ta ndjekur kete ndeshje, do kene mundesine ta bejne kete gje duke klikuar ne linkun e meposhtem duke nisur nga ora 16.30: