Këto dy skuadra janë nga më të vjetrat në futbollin shqiptar dhe si të tilla kanë edhe një numër të madh ballafaqimesh direkte me njëra-tjetrën. Ky i kësaj jave, do të jetë i 150-ti në historinë e kampionateve tona. Nga këto takime, 69 ndeshje ka fituar Vllaznia, Teuta 42 ndërsa në barazim kanë përfunduar 38 ndeshje. Golaverazhi i përgjithshëm është: 188 gola të shënuar për kuqeblutë dhe 133 për durrsakët. Fitorja e fundit e Vllaznisë ndaj Teutës është ajo 3-0 e sezonit të kaluar, pikërisht më 30 janar të këtij viti. Barazimi i fundit është ai 0-0 më 12.3.2011 dhe fitorja e fundit e Teutës është rregjistruar në shifrat 2-0 më 19.5.2010.