Ish-futbollisti i Kombëtares U21 të Shqipërisë, Elvir Maloku dhe Vllaznia janë larg gjetjes së një marrëveshje. Sulmuesi anësor prej muajsh u stërvit me shkodranët dhe dukej sikur marrëveshja mes palëve për një kontratë afatgjatë ishte arritur.

Abc News bën me dije se futbollisti është larguar drejt Kroacisë në familjen e tij dhe gjasat e rikthimit në Shkodër janë të pakëta.

Pas një periudhe 2-mujore ai është larguar të festojë festat në Kroaci pranë familjes dhe abcnews.al mëson se shanset që të rikthehet në Shkodër janë të pakta. Sulmuesi anësor kishte bindur dhe Vllaznia ia ka ofruar një marrëveshje.

Kontrata nuk e ka bindur Malokun dhe për momentin ai është më shumë larg Vllaznisë. Ai po shikon me kujdes oferta që i kanë mbërritur dhe pritet të vendosë së shpejt. Sulmuesi anësor në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Kroacisë, për të zgjedhur më pas Shqipërinë U21.

Fillimisht pjesë e Hajduk Split, Maloku pas tre sezonesh zgjodhi të transferohej në Spanjë. Gimanstic Tarragona ishte ekipi i tij në Segunda Division. Vetëm tre ndeshje në gjashtë muaj dhe më pas u huazua në Qipro tek AEK Larnaca dhe më pas te Aluminij në Slloveni.

Me këta të fundit mori minuta dhe vjet provoi një eksperiencë të re në ligën e dytë polake, ku u aktivizua tek Olimpia Grudziądz. 21 ndeshje (15 titullar) dhe një gol ishin bilanci i Malokut, të cilin e kanë propozuar në disa klube të Superiores, në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. /abcnews/