Dajan Shehi vazhdon të jetë një lojtar i lirë. Ditën e sotme u raportua në shtypin e shkuar se mbrojtësi nga Elbasani ka firmosur në kampionatin rumun me Botoshanin, por vetë lojtari ka hedhur poshtë diçka të tillë.
Ish-mrbojtësi i Vllaznisë, në një bisedë që ka pasur me “Panorama Sport”, shprehet se ka pasur oferta por ende nuk ka firmosur dhe vazhdon të jetë lojtar i lirë. Ai shton se do të studiojë të gjitha ofertat që ka dhe më pas do të vendosë, duke zbuluar se është ende i hapur për të ardhmen.
“Nuk është e vërtetë që kam firmosur. Fakt është që kam ofertë edhe nga klube të tjera dhe po marr kohën time për të studiuar më të mirën.
Aktualisht jam lojtar i lirë dhe do të firmos me atë që mendoj se është zgjedhja më e mirë për mua”, u shpreh shkurtimisht mbrojtësi shtatlartë.