Barcelona ka vendosur objektivin e madh të verës. Katalanasit dëshirojnë të firmosin me Erling Haaland. Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, klubi i La Liga ka ndarë 250 milionë euro për norvegjezin, te cilat ka gjasa të bindin Dortmundin.

Kalimi te kampionati spanjoll për lojtarin do ishte i mirëpritur, teksa do kishte mundësitë të bëhej pjesë e një ekipi prestigjoz, që lufton për trofe në ccdo sezon.

Haaland është pjesë e verdhezinjve prej 3 sezonesh, me përformancat që kanë qenë të një niveli të lartë. Më parë, ka luajtur për Molde.

Tashme duhet pare edhe reagimi i Dortmund qe me shume siguri nuk do te heqe dore nga mundesia per te mbushur arken e tij me shumen e majme qe mund te perfitoje nga kjo transferte.