Real Madrid zhvilloi një nga ndeshjet më të turpshme mbrëmjen e djeshme, teksa në “Santiago Bernabeu” u mposht me “poker” nga Barcelona.

4 gola në “El Clasico” ishin shumë për madrilenët të cilët nuk kishin fuqi as të reagonin përballë “Tiki-Takës” nga djemtë e Xavi Hernandez.

Pas kësaj humbjeje, tekniku i “Los Blancos” e pranoi se Barcelona luajti shumë mirë dhe se e meritoi fitoren, ndërsa theksoi se është gabimi i tij që nuk lexoi siç duhet ndeshjen.

“Po kërkonim të kontrollonim topin, duke bërë presing lart, por pas golat që pësuam plani nuk funksionoi dhe ata na dëmtuan. Barcelona luajti më mirë dhe e meritoi fitoren, por kjo humbje nuk na fundos. Duhet të shohim përpara dhe të kemi ekuilibër, të mendojmë se kemi një avantazh prej nëntë pikësh”.

“Nuk ishte nata jonë. Na vjen keq për tifozët dhe duhet të shohim përpara. U përpoqa të bënim presing lart dhe nuk funksionoi. Është faji im. Është e vështirë, pasi është një El Clasico dhe humbja ndaj Barcelonës dhemb.

Duhet të jemi të qetë dhe të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar. Na vjen keq, por nuk duhet ta bëjmë dramë. Gjithçka ka shkuar keq dhe u kam thënë lojtarëve se ishte faji im”.

“Pushimi tani na bën mirë, pasi mund të na kthehen lojtarët. Kam dështuar në qasjen time. Mund të ndonjë një herë, dy herë, por zakonisht nuk gaboj. Kemi luajtur shumë keq dhe e kemi trajtuar keq ndeshjen. Kemi kohë të rikuperojmë energjitë dhe për të përgatitemi për fundin e sezonit”, ka përfunduar Ancelotti.