Agur Vrenozi u përpoq të ndalë grabitësit, por mori një plumb në kokë dhe nderroi jete ne spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit dy ditë më parë. Vrasja e Agurit pati shumë reagime, një ndër to është dhe sulmuesi i Vllaznisë Andi Ribaj.

Statusi ne rrjetet sociale i futbollistit te Vllaznise Andi Ribaj:

U Prefsh Ne Paqe Agur Vrenozi 🙏❤️

Sot përcjellim përgjithmonë mikun e të afërmin tonë Agur Vrenozi! Zemra e tij e madhe sot nuk punon më! Ndali në mesnatë e detyruar nga plumbat e ca kriminelëve të ndyrë.

Zemra jote ndali në moshën 53 vjeçare Agur, kur kishte edhe shumë për të bërë… shumë për të dhënë…mirësi, dhembshuri e dashuri për fëmijët e tu, për nipçet e mbesat që do të vijnë… miqësi për ne të tjerët!

Le pas katër fëmijët e tu të shtrenjtë, Denisën, Siborën, Nikon dhe Kleon dhe bashkëshorten, Lirinë. Nënën dhe babain tënd i le me një brengë të madhe mik i mirë!

Ti je heroi i vërtetë në këtë vend Agur! Ti je ai që nuk u tërhoqe e as u trembe përballë krimit sepse vendose mirësinë dhe humanizmin përballë frikës. Ka ende njerëz të mirë ky vend, dhe ti ishe një ndër ta! Dhe ti je një shembull!

Fëmijët e tu duhet të krenohen me ty, gjithë jetën e tyre, Agur! Se ndërsa të tjerët vrasin ti mbrove. Se ndërsa të tjerët helmojnë e drogojnë ti e gëzove e shpëtove një familje tjetër. Sepse ndërsa të tjerët vjedhin ti dhe edhe jetën! Jetojmë në një vend plot me sepse e përse Agur!

Jetojmë në një vend ku ujrat e zeza nuk rrjedhin nën këmbët tona, por lartë, deri në gjykatat që liruan vrasësin tënd!

Jetojmë në një vend ku ambulanca do 20 minuta të vijë në një qytet si Fieri! Si Fieri!!!

Jetojmë në një vend ku çdo normë nëpërkëmbet, ashtu si dje, kur ca palo portale për ca klikime publikuan foton tënde të mbytur në gjak!

Nuk ia kanë dëgjuar kurrë emrin etikës, e nuk e njohin as njerzillëkun! Nuk pyesin për ndjenjat e zemrat e jetët e atyre familjarëve të dërrmuar.

Ne jetojmë ende këtu Agur, ti ike.

Ka pak heronj sot! Shumë pak. Ti je njëri nga ata.
Të qoftë dheu i lehtë! I paharruar kujtimi yt, vepra jote humane!
/newsport/