Përfaqësuesja kosovare e futbollit është ende në lojë për një biletë Europiani. “Dardanët” nuk ia dolën që nëpërmjet fazës së grupeve kualifikuese të siguronin vendin e dytë, duke hedhur sytë nga Liga e Kombeve.

Të shtunën në Rumani, duke nisur prej orës 18:00 do të hidhet shorti për fazën finale të EURO 2020 dhe Kosova duhet të kalojë Maqedoninë  dhe më vonë fituesen e Gjeorgji-Bjellorusi, për t’u klasifikuar në grupin e katërt, raporton newsport.al.

Kosova mund të jetë pjesë e grupeve C dhe F, çka do e detyronte të luante me kombëtare si Ukraina, Gjermania apo Holanda. Me Kosovën ende në luftë për një biletë, të gjithë shqiptarët do të kenë sytë edhe nga shorti i ditës së nesërme.

Shorti për grupet përkatëse:

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

ItaliFrancë/Poloni/Zvicër/KroaciPortugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika ÇekeFinlandë/Uells

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagen)

Belgjikë,Rusi,Danimarkë,Finlandë/Uells

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë, Holandë, Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

AngliFrancë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Herzegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi).