Pavaresisht momenteve te veshtira qe po kalon vendi, tek ekipi i Vllaznise jane mundur te vijojne pergatitjet per sfiden e rradhes me Luftetarin e cila ne fakt ende nuk dihet se kur do te luhet.

Stafi teknik ka ndertuar nje program stervitor disi ndryshe edhe per arsye te kushteve jo te mira atmosferike qe kane mbizoteruar ditet e fundit ne Shkoder.

Por jo vetem kaq. Diten e sotme kane menduar te zhvillojne edhe nje ndeshje miqesore dhe madje kane gjetur edhe kundershtarin.

Vllaznia do te luaje ndaj Beselidhjes dhe miqesorja do te luhet sot ne oren 13.00 ne stadiumin e qytetit te Lezhes. Kjo perballje do t’i sherbeje trajnereve Jonuz e Plori per te testuar ekipet e tyre dhe per te mbajtur ne tonus futbollistet ne kete pauze te kampionatit.

Kuqeblute pritet te udhetojne te plote drejt Lezhes per kete miqesore dhe pritet qe te luajne te gjithe ndaj Beselidhjes.

Ata jane duke pritur njoftimin e Federates per daten se kur do te luhet ndeshja e rradhes per kampionat, ajo ndaj Luftetarit ne Gjirokaster, prandaj dhe miqesorja e sotme ndaj Beselidhjes do t’i sherbeje per keto pergatitje.

www.shkodrasport.com