HomeKRYESOREUEFA dënon rëndë Bajernin, pa tifozë në një ndeshje çerekfinale të Ligës...

UEFA dënon rëndë Bajernin, pa tifozë në një ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve

UEFA ka marrë vendimin që të mos lejojë fansat e Bajern Mynih të mbështetin ekipin e tyre gjatë ndeshjes që skuadra gjermane do të zhvillojë jashtë fushe në çerekfinalet e Champions League.

Kjo vjen pasi tifozët bavarezë, hedhen tymuese dhe lëndë piroteknike në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndaj italianëve të Lacios gjatë sfidave të luajtura për fazën e 1/8 të Champions.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që UEFA detyrohet të marrë një vendim të tillë për kampionët e Gjermanisë, pasi në dhjetor ata e gjobitën klubin me një shumë prej 40,000 eurosh me të njëjtat akuza, kësaj radhe në ndeshjen që Bajern pati me Kopenhagën.

Bajern Mynih mundi Lacion me rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke u kualifikuar për çerekfinalet e Champions League. Shorti do të hidhet të premten në orën 12:00, ndërsa datat e zhvillimit të ndeshjeve të para janë 9 dhe 10 prill, kurse ato të kthimit do të zhvillohen me 16 dhe 17 të po të atij muaji.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments