Lajmi i shumëpritur për futbollin e moshave të ekipeve në Shqipëri, erdhi. Vllaznia U-19 do të marr pjesë në ndeshjet e “Champions League Youth” për sezonin 2017-2018. Konfirmimi ka ardhur nga institucioni i futbollit europian- UEFA. Bashkë me ekipin shkodran këtë të drejtë e ka fituar edhe 19 vjeçarët e Shkëndisë së Tetovës.

Këto dy ekipe kanë qenë në pritje të këtyre konfirmimeve ngaqë pjesmarrës në këtë kompeticion të rëndësishëm janë shumë ekipe por mënjanimi i Sëlltik dhe Olimpiakos, u ka hapur rrugën marrjes pjesë të dy ekipeve shqiptare. Vllaznia U-19 në fakt ka kohë që ka nisur përgatitjet. Nën drejtimin e stafit të ri teknik të përbërë nga dyshja Luan Zmijani- Gjon Kola, tashmë kuqeblutë janë në pritje të hedhjes së shortit për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të ndeshen gjatë muajit shtator.
© shkodrasport.com