Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLUEFA është gati për ndryshimin radikal, lamtumirë “goli jashtë fushe”

UEFA është gati për ndryshimin radikal, lamtumirë “goli jashtë fushe”

UEFA është gati që të ndryshojë një nga rregullat më te vjetra të futbollit, por edhe po aq vendimtar në aktivitetet e rëndësishme me sfida vajtje-ardhje. Çeferin dhe këshilltarët e tij mendojnë se ka ardhur koha që të mos ekzistojë më rregulli i famshëm i golit jashtë fushe.

Një rregull i tillë u jepte avantazh ekipeve që kishin shënuar në fushën kundërshtare e shpesh ulte bukurinë e ndeshjeve të kthimit pasi mjaftonte që të administrohej një 1-1 e siguruar në transfertë.

Tani, ky rregull pritet të zhduket, të paktën në aktivitet ndërkombëtare në futbollin evropian, e kësisoj, në rast barazimesh në golavarazh në dy ndeshje, do të shkohet në shtesa e më pas penallti.

Rregulli do të propozohet për ndryshim më 28 maj,ditën para finales së Ligës së Kampioneve, kur mblidhet zakonisht Kongresi i UEFA-s. Nëse do të miratohet, atëherë do të zhduket në Europë ky rregull që zgjat që nga viti 1965. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments