Ish-kryetari i Plisave, i cili u largua nga drejtimi i tifo-grupit bardhekaltër vetëm tri ditë më parë, Albert Kastrati, ka reaguar ashpër pas videos së publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes së Kombëtares U-21 kundër Kosovës.

Aty shihen kuqezinjtë duke e festuar fitoren ndaj Kosovës, si të ishte ndonjë finale Botërori, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Kastratit, i cili ka akuzuar FSHF-në për videon nxitëse.

Sipas tij, FSHF dhe FFK vetëm sa po e përcajnë popullin shqiptar.

“Për cka po gëzoheni kështu që i keni mposht shqiptarët? Po më duket shumë pa lidhje ky gëzim, i cili bën vec përcarje, marre për ju që e menaxhoni këtë faqe dhe bëni kësi video”.

“Unë asnjëherë nuk e kam shikuar Kosovën por vetëm Shqipërinë, sepse Kosova është zemra e Shqipërisë, por kjo video nuk më pëlqeu”.

“Po më duket që federatat tona duan të na përcarjnë, por nuk do t’ua lejojmë”, shkroi Kastrati.