HomeKRYESOREUEFA gjen një mënyrë të re për të kontrolluar klubet nga ana...

UEFA gjen një mënyrë të re për të kontrolluar klubet nga ana financiare

Ndryshime rrënjësore priten të vinë në ditët në vijim për UEFA-n, e cila është gati te heqë dorë nga Fair Play Financiar dhe ta zëvendësojë atë. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja “New York Times” e cila ka publikuar informacione nga burime afër presidentit Aleksander Çeferin, i cili po mendon ta zëvendësojë Fair Play Financiar me një koncept të ri të quajtur “Salary Cap” (rroga tavan).

Sipas asaj që raportohet, data e prezantimit të kësaj risie pritet të jetë 7 prilli, datë e cila do të shënojë një moment kyç në ndryshimin e rregullave brenda UEFA-s.

Projekti i njohur me emrin “Salary Cap”, sipas raportimeve, do t’i ngjasojë sistemit te Ligës Amerikane Të Futbollit, ku pagat e lojtarëve nuk duhet të kalojnë 70% të faturimeve të klubit.

Sanksionet e shkeljes së këtij rregulli të ri, mbeten ende për t’u përcaktuar, por risia përveç sanksioneve monetare dhe përjashtimi nga ligat europiane, siç ishte dhe rasti i Milanit disa sezone më parë, pritet të jetë edhe mundësia e zbritjes së ekipit në një turne më të ulët për nga rëndësia në rast se rregullorja nuk zbatohet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments