UEFA ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë për të gjithë sezonin e ardhshëm, duke përjashtuar kështu ekipet e klubeve dhe kombëtareve, për meshkuj dhe femra, nga të gjitha garat.
Njoftimi i plotë:
“Pas vendimit të 28 shkurtit 2022 për të pezulluar të gjithë përfaqësuesit dhe klubet ruse nga pjesëmarrja në ndeshjet e kompeticionit të UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot mori një sërë vendimesh në lidhje me implikimet e këtij vendimi për garat e ardhshme, në mënyrë që të sigurohet rregullsia e tyre.”