Skënderbeu është dënuar nga UEFA me 10 vite mospjesëmarrje në garat evropiane si pasojë e trukimeve të ndeshjeve, teksa kanë kaluar pesë vite nga pezullimi. Nga Korça vjen një lajm i mirë për skuadrën, pasi me kalimin e gjysmës së dënimit mund të kërkohet falje.

Në Sport Magazine, gazetari korçar Romeo Xinxifi ka thënë se muajin që vjen mund të ketë lajme të mira, ndërsa biznesmenët dhe donatorët e klubit janë gati të paguajnë gjobën prej 1 milionë eurosh që ka vendosur UEFA.

“Ka sinjale pozitive nga UEFA se mund të ndodhë diçka për falje, duke qenë se ka kaluar gjysmën e dënimit prej 10 vitesh, ka të drejtë të kërkojë faljen. Gjoba e majme 1 milionë euro nuk falet dhe ky është një tjetër dënim.

Të gjithë biznesmenët korçarë, nëse falet ekipi nga UEFA me pjesëmmarrje në Europë, janë të gatshëm të paguajnë gjobën 1 milionë euro”, tha Xinxifi.