Minutat e pakta dhe qëndrimi i gjatë në stol kanë bërë që herë pas here mediat italiane të nxjerrin skenarë të ndryshëm në lidhje me të ardhmen e Kristjan Asllanit.
Mesfushori nuk po preferohet nga Inzagi, ashtu si në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, ku u aktivizua Galjardini.
Në skenarin e fundit thuhet se një mundësi është që Asllani të huazohet te Fiorentina ose Lacio.
Te kjo e fundit mund të përfshihet edhe në një shkëmbim me Luis Alberton, për të cilin Interi ka shfaqur interes.