Cristiano Ronaldo kishte mundësinë të transferohej në një klub brazilian.

Presidenti i Corinthians, Duilio Monteiro Alves, ka zbuluar se i ka bërë një ofertë futbollistit portugez para transferimit të tij te Al Nasr.

“Ne i ofruam atij të njëjtën pagë që kishte në Manchester United. Kontrata do të ishte dy vjeçare.

Gjashtë apo shtatë herë fola me Jorge Mendes. Por oferta që erdhi nga Al-Nasr ishte 20 herë më e madhe.

I bëra një ofertë dhe madje shpresoja që ai të mos e pranonte. Bëj shaka. Mendoj se duhet të kisha provuar. Ne duhet të kërkojmë lojtarët më të mirë”, tha Duilio Monteiro Alves.