Barcelona po garon me Real Madrid për fitimin e kampionatit spanjoll. Dy skuadrat e mëdha ndajnë mes tyre kreun e La Liga-s me nga 38 pikë të grumbulluara në 15 javë.
Pedri, një nga talentet dhe lojtarët kryesorë të skuadrës së Xavit, shpreson të fitojë titullin e parë me Barcelonën, ndërkohë që nuk mungon një “paralajmërim” për rivalët e Realit.
“La Liga është shumë e rëndësishme për ne, do të japim gjithçka nga vetja për ta fituar. Kur luajmë mirë dhe fizikisht jemi në formë, futbolli ynë bëhet i pandalshëm.
Është e vërtetë që nuk kemi fituar shumë trofe, por stili i Barçës, duke u përshtatur me futbollin e sotëm, do të sjellë fitore dhe trofe. Duroni dhe do ta shihni… “.
Në fund një koment për veten dhe atë çfarë duhet të përmirësojë. “Të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar më kanë thënë se duhet të përmirësohem përpara portës”, deklaroi mesfushori 20-vjeçar.