Manchester City po lufton për të fituar titullin e nëntë në histori dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit, por Arsenali po performon shumë mirë dhe për momentin kryeson me pesë pikë mbi skuadrën e Pep Guardiolës.

Ky i fundit iu gëzua shumë fitores 0-1 përballë Chelsea falë golit të Riyad Mahrez në pjesën e dytë. Trajneri spanjoll kreu dy zëvebndësime në pushimin mes pjesëve duke aktivizuar Akanji dhe Lewis.

Pas një ore lojë, Guardiola hodhi në fushë Mahrez dhe Grealish, të cilët ndërtuan aksionin e golit të fitores tri minuta më vonë. “Si e zgjidha ndeshjen me zëvendësimet e mia? Jam një gjeni…

Në konferencën e fundit për shtypin, një miku im gazetar më pyeti: ‘Pse bëtë një zëvendësim në minutën e 87’ kundër Evertonit?’. Mbajta shënime, m’u kujtua një gjë e tillë në pushimin e ndeshjes ndaj Chelsea dhe guxova të kryeja zëvendësime.

U thashë djemve se janë në lojë edhe 63 pikë, por duhet të vazhdojmë të testojmë veten. Kemi fituar katër herë Premier League në pesë vitet e fundit, jam i kënaqur, por të vazhdojmë përpara me fitore”, theksoi Guardiola.