9 ndeshje miqesore me fanellen e Egnatias dhe 7 gola te shenuar. Kjo eshte ecuria e mesfushorit shkodran Ndriçim Shtubina, i cili eshte shnderruar ne pike referimi per skuadren rrogozhinase.

33 vjeçari ka shenuar edhe ne miqesoren e sotme, ate te luajtur ndaj Elbasanit dhe qe eshte mbyllur me fitoren e thelle te Egnatias me shifrat 6-0.

Shtubina ka shenuar golin e dyte duke konfirmuar edhe njehere vlerat e tij. Trajneri Magani beson shume ne aftesite e ketij lojtari dhe ai ne fakt po ia shperblen.

Egnatia ka synime ambicioze per sezonin e ri ku do te kerkoje te ngjitet ne Kategorine Superiore dhe te gjithe shpresojne qe Shtubina te mos i kete mbaruar te gjithe golat ne miqesore.

Shtate golat e shenuar deri me tani e kane konfirmuar kete lojtar si golashenuesin me te mire te miqesoreve por ne fakt vlejne ndeshjet zzrtare./SHKODRA-SPORT.COM/