Vllaznia nuk ka te ndalur ne merkato. Pasditen e sotme zyrtarizoi kontraten me mbrojtesin Abdurrahman Fangaj, por drejtuesit kuqeblu nuk kane nder mend te ndalen ketu.

Nga sa behet e ditur, neser do te firmoset nje tjeter kontrate dhe behet fjale per nje emer te njohur te kampionatit shqiptar, i cili me pare ka qene edhe pjese e kombetares shqiptare.

Me shume te ngjare kjo do te jete firma e fundit sepse siç dihet, te premten pastaj zyrtarisht do te mbyllet merkatoja dhe Vllaznia do te ndalet ketu.

Nje merkato qe ne pamje te pare duket se ka qene nder me te mirat nder ekipet e Kategorise Superiore por gjithsesi, kete do ta vertetoje koha dhe ecuria e ekipit.

Sponsori Xhaferi ka bere maksimumin ne nje periudhe te shkurter duke e shnderruar teresisht Vllaznine ne nje skuader tjeter e cila pritet te jete ndryshe edhe ne rezultatet qe do te arrije ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/