Kater vjet me pare u detyrua te linte Vllaznine dhe Shkodren, per te marre nje rruge ne te cilen ai nuk e dinte si do te perfundonte.

Per fat te mire, gjerat i kane shkuar ne menyren me te mire te mundshme dhe tek Laçi ka shkelqzer duke bindur te gjithe per vlerat e tij.

Por tashme ka ardhur koha per t’u rikthyer serish ne shtepi dhe ndonese i duhet te prese edhe pak kohe sa te rikuperohet pas nderhyrjes kirurgjikale qe ka pesuar ne gju, ai ndjehet i lumtur.

Abdurrahman Fangaj ndjehet i lumtur qe nga pasditja e sotme eshte serish pjese e Vllaznise. Ka firmosur per tre vitet e ardhshme me te dhe tashme do t’i duhet te binde te gjithe se e meriton ta veshe fanellen kuqeblu.

Ne janar te vitit 2016 kur ishte ende 18 vjeç luajti me Terbunin ne Superlige dhe u rikthye tek Vllaznia i bindur se tashme do te kishte nje vend per te, por stafi i atehershem nuk u bind dhe per rrjedhoje, e detyruan te largohej.

Sot vjen ndryshe. Te gjithe jane te bindur se kush eshte Fangaj. Nderkohe qe vete ai ndjehet mire qe ndodhi keshtu dhe me nje postim te bere pas firmosjes se kontrates, shkruan shkurt: “N’shpi”, shoqeruar edhe me ngjyrat kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/