Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREUEFA i bën 'nder' Çekiçit dhe Cikalleshit, ekipi turk do t’i luajë...

UEFA i bën ‘nder’ Çekiçit dhe Cikalleshit, ekipi turk do t’i luajë të dyja sfidat kualifikuese në shtëpi. Ja arsyeja

Skuadra turke e Konjasporit do t’i luajë të dyja ndeshjet e saj kualifikuese përballë Bate Borisovit brenda në shtëpi, njëra do të jetë e mbushur me tifozë, ndërsa tjetra me dyer të mbyllura.

Ky vendim i marrë nga UEFA ka ardhur si pasojë e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë, me klubet bjelloruse që nuk do të lejohen të luajnë asnjë ndeshje brenda në shtëpinë e tyre.

Ky është një lajm i mirë për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë me Konjasporin, Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshin, të cilët kanë një mundësi të mirë kualifikimi për në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments