Pritet vetëm njoftimi zyrtar, teksa “Sportmediaset”, zbulon se UEFA ka vendosur të pezullojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

Drejtuesit e organit më të lartë të futbollit në Europë janë të detyruar ta marrin këtë vendim, pas disa klube si, Juventus, Mançester Siti, Real Madrid, Çelsi, Inter, Arsenal, janë future në karantinë dhe është e pamundur të flitet për futboll.

Gjithashtu bëhet me dije se do të ketë edhe shtryrje të EURO 2020, teksa ekzitojnë 2 hipoteza, të luhet në vjeshtë ose në vitin 2021.

Pritet që në ditët e ardhshme, UEFA të dalë me një njoftim zyrtar, për të bërë publike axhendën.