Declan Rice është objektivi kryesor i Arsenalit për repartin e mesfushës.

Megjithatë Topçinjtë janë duke hasur në rezistencë të madhe nga West Ham që nuk po pranon lehtë të ndahet nga kapiteni i tyre.

Çekanët deri më tani kanë refuzuar tre oferta të Arsenalit të cilat ishin nën 100 milionë funte.

Por oferta e fundit e topçinjve në drejtim të rivalit lokal ka qenë fiks 100 milionë funte (120 milionë euro) dhe edhe kjo ofertë është refuzuar.

Sipas mediave të ndryshme në Angli, West Ham e ka refuzuar këtë ofertë pasi nuk janë të kënaqur në mënyrën se si do të bëhen pagesat.

Besohet se Arsenali i ka ofruar 120 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe parat të paguhen në disa këste dhe kjo ka bërë që West Ham ta refuzoj ofertën.

Gjithsesi dy klubet do të vazhdojnë bisedimet, derisa West Ham po pret një ofertë të përmirësuar edhe nga Manchester City. /Telegrafi/