Shume shpejt dalin vendimet dhe Tirana rrezikon të mbetet jashtë Europës, nëse ia del të kualifikohet nga kampionati ose Kupë.

Bardheblutë duhet të ndërhyjnë shpejt për të zgjidhur çëshjen e merkatos nëse duan të marrin licencën për në Europë.Rregullat e UEFA-s janë të qarta, e cila kërkon që të gjithë klubet të kenë shlyer detyrimet e tyre. Në këtë situatë, Tirana duhet të shlyejë deytrimet dhe më pas të shpresojë te kualifikimi në Europë, për të marrë pjesë aty në verë.

Nëse deri në 31 janar të këtij viti ishin dy lojtarët, të cilët kishin bllokuar afrimet te bardheblutë dhe për rrjedhojë Tirana nuk regjistroi asnjë të afruar, këtë mars lojtarët janë bërë tre.

Në sistemin e menaxhimit të merkatos së klubeve që kanë detyrime, tani janë tre lojtarë që kanë bllokuar Tiranën. Regjistrimi i fundit është kryer më 21 shkurt.