Real Madrid është skuadra që kryeson renditjen e UEFA-s në fund të vitit kalendarik 2017. Formacioni dy herë kampion i botës për klube në dy vitet e fundit e ka koeficientin e pikëve 148.000, shumë përpara vendit të dytë që mbahet nga Barcelona me 126.000. Në vendin e tretë është Bayern Munich me 125.000 pikë, përpara Atletico Madrid me 122.00 pikë dhe Juventus me 120.000 pikë. Në vendin e gjashtë është Paris Saint-Germain me 109.000 pikë, shumë pak para Sevilla që ka 108.000 pikë.

Vetëm në vendin e tetë është skuadra e parë angleze, Manchester City me 97.000, ndërsa kompletojnë dhjetë vendet e para të klubeve më të forta sipas UEFA-s edhe Borussia Dortmund e Benfica, që kanë secilia nga 95.000 pikë.

Image result for la liga trophy

Kampionati spanjoll kryeson renditjen për sa i përket kombeve, ku merret parasysh ecuria e klubeve në Kupat e Europës gjatë pesë viteve të fundit. La Liga ka 98.284 pikë, ndërsa Anglia është në vendin e dytë me 71.748 pikë. Italia ka kaluar Gjermaninë dhe Serie A është ngjitur në vendin e tretë me 69.749, ndërsa Bundesliga ka 67.750 pikë. Ndërkohë, në nivel kombëtaresh, skuadra më e fortë në Europë është Gjermania (40.747), e ndjekur nga Portugalia (38.655) dhe Belgjika (38.123). Në vendin e katërt është Spanja, ndërsa “Top 5” kompletohet me Francën, ndërsa vetëm në vendin e tetë është Italia, që nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018./telesport/