HomeSHKODRANET NEPER BOTEUendi Vecaj karrierën në Kroaci do ta nisë nga "Dinamo Zagreb II"

Uendi Vecaj karrierën në Kroaci do ta nisë nga “Dinamo Zagreb II”

Lajmi që bëri më shumë bujë nga të gjithë në merkaton e janarit mbase mund të ketë qenë kalimi i mesfushorit të Vllaznisë Uendi Vecaj tek Dinamo e Zagrebit. Një kalim që erdhi në mënyrë disi të papritur pikërisht në ditën e fundit të mbylljes së merkatos. Por 20 vjeçari shkodran duket se nuk do ta nisë nga ekipi i parë kroat por nga i dyti. Kjo është bërë e ditur pikërisht nga faqja e njohur e transfertave të lojtarëve, “transfermarkt”.

 

 Sipas saj, Vecaj do të luajë për ekipin e dytë të Dinamos që merr pjesë në Ligën e dytë kroate. Dhe ashtu si ekipi i parë që kryeson me meritë Ligën e parë, edhe ky tjetri kryeson renditjen e Ligës së dytë. Kjo nuk do të thotë asgjëë sepse shkodrani do të ketë mundësinë të shprehë vlerat e tij dhe nëse do të mundet ta bëjë këtë gjë si duhet, atëherë dyert e tij do të jenë të hapura kudo. Gjithnjë sipas transfermarkt.com, vlera e Uendi Vecajt është aktualisht 100 mijë euro por trasnferta e tij i ka kushtuar kroatëve vetëm 20 mijë euro.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments