Lajmi që bëri më shumë bujë nga të gjithë në merkaton e janarit mbase mund të ketë qenë kalimi i mesfushorit të Vllaznisë Uendi Vecaj tek Dinamo e Zagrebit. Një kalim që erdhi në mënyrë disi të papritur pikërisht në ditën e fundit të mbylljes së merkatos. Por 20 vjeçari shkodran duket se nuk do ta nisë nga ekipi i parë kroat por nga i dyti. Kjo është bërë e ditur pikërisht nga faqja e njohur e transfertave të lojtarëve, “transfermarkt”.

 

 Sipas saj, Vecaj do të luajë për ekipin e dytë të Dinamos që merr pjesë në Ligën e dytë kroate. Dhe ashtu si ekipi i parë që kryeson me meritë Ligën e parë, edhe ky tjetri kryeson renditjen e Ligës së dytë. Kjo nuk do të thotë asgjëë sepse shkodrani do të ketë mundësinë të shprehë vlerat e tij dhe nëse do të mundet ta bëjë këtë gjë si duhet, atëherë dyert e tij do të jenë të hapura kudo. Gjithnjë sipas transfermarkt.com, vlera e Uendi Vecajt është aktualisht 100 mijë euro por trasnferta e tij i ka kushtuar kroatëve vetëm 20 mijë euro.
© shkodrasport.com