Ka luajtur futboll ne nivele te larta. Ka veshur edhe fanellen e kombetares shqiptare, ka provuar te luaje edhe ne Bundesligen gjermane, por ne fund te fundit, mbetet me syte nga Shkodra.

Uliks Kotrri ish- futbollisti i Vllaznise, tashme eshte kthyer ne nje tifoz te zjarrte i kesaj skuadre. Ndonese jeton prej vitesh ne Gjermani, eshte shpesh ne Shkoder dhe si rrjedhoje nuk mund te mungoje ne stervitje e ndeshje per ta mbeshtetur skuadren e tij te zemres.

Duke folur per “Shkodra Sport” ai permend nje shprehje te bukur: “Tifozlleku nuk ka Lige. Ai qe eshte tifoz, duhet te jete gjithmone prane skuadres se tij te zemres”. Dhe kur e thote kete Kotrri, padyshim qe duhet t’i besojme sepse ai me shume se shumekush tjeter, i di emocionet e futbollistit por edhe te tifozit.

“Une e shoh sivjet Vllaznine pretendente per menyren si eshte ndertuar. Por une e kam pare te tille edhe kur ka qene keq. Une e shoh Vllaznine edhe nese ajo luan ne lige te katert. Jam tifoz i zjarrte i kesaj skuadre dhe e shoh gjithmone pozitivisht.

Tifozlleku nuk ka lige, nuk ka as Superiore, as Lige te Pare e as te dyte. Une jam gjithmone aty per ta ndjekur e mbeshtetur Vllaznine. Une do jem aty e do te brohoras per te edhe nese eshte ne nje dite te keqe”- eshte shprehur Uliks Kotrri./SHKODRA-SPORT.COM/