Tashme e kemi lene pas vitin 2023 dhe kemi “shkelur” ne 2024. Viti qe shkoi mund te konsiderohet një vit ky shumë i suksseshëm për Kombëtaren, që mbajti vendin e parë në grupin kualifikues dhe arriti në Europianin e Gjermanisë.
Urimet e ardhura nga lojtarët kuqezi kanë vetëm një kontekst, Kombëtaren. I tillë ishte edhe mesazhi i dërguar nga ana e Mirlind Dakut.
“Dashtë Zoti keni shëndet, e vazhdoni të bashkuar që ta lartësojmë flamurin Shqiptar në majat e botës. Urime viti i ri”, shkruan Daku në Facebook.
Per Dakun dita e sotme eshte e veçante sepse perkon edhe me ditelindjen e tij. Ai feston 26 vjetorin e lindjes dhe padyshim qe gjate kesaj dite po merr urime te shumta nga familjare e miq, por edhe tifoze te shumte te kombetares shqiptare.