Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat pas humbjes ndaj Kukësit. Shkodranët fituan me rezultatin minimal 1-0 me gol të Eni Imamit. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive, Imami analizoi këtë ndeshje, ndërsa foli edhe për objektivin e Vllaznisë.

“Jam I lumtur për golin, është goli I parë pas 10 vitesh si lojtar profesionist. Kur shënuam gol donim të mbronim rezultatin. E bëmë gabimin ndaj Kukësit kur shënuam gol dhe donim të shënonim golin e radhës.

Duam të dalim kampion, por duam të ndryshojmë atë që Vllaznia luftonte për mbijetesë dhe objektivi është të arrijmë Kupat e Europës. Da Silva na ka prishur punë me mungesën e tij, por e rëndësishme ishte rikthimi I Isaevskit pasi është I vetmi lojtar që mund të bëjë atë rol”.

Gjendja e trajnerit? “E para kam folur sot dhe më tha që jam mirë dhe uroj që mos ketë Covid-19. Plori e duan të gjithë në Shkodër dhe është njësoj si trajneri. Ne jemi profesionist dhe do të bëjmë maksimumi dhe pak rëndësi kush është trajneri.

E kam provuar edhe te Tirana me Egbo që nga trajner portierash u bë trajner I parë dhe ne e respektuam të gjithë për aq kohë sa qendrova. Doja që golin ta ndaja me tifozët atë gol, por më vjen mirë që e kanë shënuar”.

Ndeshjet e mbetura? Duam që të marrim 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës, por do të bëjmë maksiumin dhe mund të jemi të kënaqur edhe me 7 pikë”./newsport/