Pritej dhe ndodhi. Elseid Hysaj mund të quhet një “peshk në arrati” tek Napoli. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk mundi të rezistojë më tepër pas largimit të Sarrit.

Divorci mes Hysajt dhe Napolit duket një konsensus i përbashkët, pasi as mbrojtësi shqiptar nuk po kalon momemtet e tij më të mira, por edhe Napoli nuk e sheh me Hysajn të pazëvendësueshëm.

Në këtë pikë, janari do jetë me shumë mundësi muaji i aventurave të reja. Një fakt të tillë mediat italiane e kanë thuajse zyrtare. Zërat në qarkullim pohojnë se Hysaj nuk ka rinovuar me Napolin dhe kjo është fletë-divorci mes dy palëve.

Sakaq Ancheloti, në ndeshjen e nesërme me Interin, ka gati në krahë të majtë Maksimovic. Si çdo herë krahu i majtë i mbrojtjes nuk e ka vuajtur prezencën e Hysaj duke sjell pikërisht edhe fundin e aventurës tek Napoli për shkodranin./Shqiperia.ch/