Shqipëria bëri një paraqitje të mirë ndaj Spanjës, teksa u mund vetëm në fund 2-1 në miqësore. Golat për iberikët u shënuan nga Torres dhe Olmo, ndërsa kuqezinjtë realizuan me Uzunin.

Pas takimit, për mikrofonat e Supersport foli vetë sulmuesi i Kombëtares, Uzuni. Ai u shpreh i lumtur në aspektin personal, por assesi nuk mund të jetë i gëzuar për mënyrën sesi shkuan gjërat sot. Gjithashtu, nuk lë pa permendur faktin se ka marrë mesazhe jo pozitive pas rasteve të humbura në takimet e kaluara.

“Në aspektin personal ndihem shumë i lumtur.

Nuk ndjehem mirë për humbjen. Ne u mërzitëm shumë pas humbjes. Futbolli është një lojë gabimesh. Gjithmonë pësojmë gola në fund.

Bashkëpunimi me Brojën- Ndihem me shumë besim. Ndihem në formën më të mirë. Pjesa e zgjedhjes i takon trajnerit, pasi në fund vendos vetëm ai.

Goli dhe emocionet– Jam kritikuar shumë në Shqipëri. Jam ndjerë keq nga mesazhet që më kanë ardhur pas ndeshjes me Hungarinë. Kisha kohë që e prisja këtë gol” – tha ai.