Myrto Uzuni rikthehet te goli në elitën spanjolle LaLiga teksa shënoi për Granadën në ndeshjen që po luhet ndaj Villareal.
Sulmuesi i kombëtares realizoi golin e dytë për Grandën e cila për momentin është duke u mposhtur me shifrat 2-3.
Beratasi lëvizi mjaft bukur brenda zonës duke shmangur mbrojtësin kundërshtar dhe me një goditje preçize mposhti portierin duke hapur sërish ndshjen për të tijtë.
Ky ishte goli i katërt për Uzunin në LaLiga teksa sulmuesi kuqezi konfirmohet si një nga elementët kresorë të Granadës.