Te dielen Klubi i Fufbollit Vllaznia doli me nje deklarate per ndërprerje te kontratës me mirëkuptim me trajnerin Migen Memeli, çka nje gje e tillë pritej pas humbjes ne Kukes me skuadren vendase 0-1, kur kundershtari per 40 minuta luante me 10 futbolliste.

Dhe jo vetem kjo, por shifrat negative ne renditje pas 11 javeve, tri fitore, tre barazime dhe kater humbje e renditur diku ne vendin e shtate, larg objektivit “FINAL 4”, kishin hapur rrugën per te gjetur nje emer tjeter ne pankinen e Vllaznisë.

Eshte perfolur keto ditet e fundit shume per nje distancim te Memellit me disa futbolliste te ekipit, nje lloje akuze se ai kishte ba punen e tij, por rrugen e rrjetes duhet ta gjejne futbollistet, se jo te gjthe sterviten ne barazpeshe me 33 vjeçarin Balaj.

Pra nje trajner qe fliste nga katedra e jo me kembe ne toke, nga qilimi i blerte i fushave te futbollit. Ne ditet e prezantimit te Memellit tek Vllaznia, isha ne Shkoder dhe kudo behej fjale per nje emerim disi te pamenduar mire, te detyruar ndoshta dhe nga problemet financiare, por ajo me thelbesorja ishte se Memelli nuk kishte nje kostum sportiv per te drejtuar nje ekip me kaq tradita e suksese siç ishte Vllaznia me nje jetëgjatesi pertej nje shekulli.

Ne nje emisinon sportiv ne RTSH SHKODRA, te moderuar nga gazetari i mirenjohur sportiv Gasper Marku, pikerisht nje dite mbas prezantimit te Memellit isha i ftuar se bashku me koleget Zhivani e Uruçi dhe ishim te nje mendimi se përzgjedhja e Memellit ishte e nxituar, jo e motivuar kur CV e tij perveç nje shkëlqimi me Skenderbeun e Korçes nuk kishte nje ecuri bindese per nje pankine si ajo e Vllaznise.

Bile koleget pretendonhin per nje hap disi te guximshëm te Memellit per t’u ballafaquar me sportdashesit shkodrane pasi kishte lene nje shije te keqe ne perballjen me to teksa drejtonte nje nga ekipet e Superiores vite me pare.

Fillimi me nje fitore ndaj Kukesit ne javen e pare te ketij edicioni 2023-24 ishte sinjal per nje ecuri me hesape te llogaritura ku fitoret ne “Loro Boriçi” priteshin te ishin te sigurta e jo me humbje, jashte Shkodre edhe fitore si me Skenderbeun ne javen e fundit te fazes se pare, por shifrat qe prezantuam jane jashte parashikimeve e pretendimeve qe pritnin sportdashesit, kryesia dhe Presidenti z. Xhaferi.

Memelli ashtu siç rrodhen ngjarjet me kundershtime edhe brenda ekipit, ku nuk toleronte te shfaqej ne shtyp nje mendim per te permiresuar ecurine, si ne rastin e deklarates se Balajt, tregonte se ai ishte nje “mish i huaj” ne gjirin e Vllaznise, qe me sa duket se Vllaznia nuk mund te paguante nje trajner me shumë se kontrata e tij, mund te vazhdonte me shpresen se pas nje humbje e barazimi do te vinin edhe tri piket e arta.

Por hendeku filloi të thellohej e konopi te trashej, duke e kuptuar edhe vete ai se ishte i padeshirueshem per sportdashesit e vete ekipin qe drejtonte.

Trajneri i ri i ardhur tashme per drejtimin e Vllaznise, Qatip Osmani, eshte i panjohur ne futbollin shqiptar, por CV-ja qe prezantoj klubi Vllaznia ka nje siguri qe ai eshte nje trajner i njohur ne kampionatin e Maqedonise se Veriut ku ekipi qe ai ka drejtuar per disa vite Shkendija e Tetovës eshte shpallur tre here kampione, ka fituar dy kupa e nje superkup, si dhe ka qene pjemarrese e rregullt ne Kupat e Europes.

Besoj se kjo perzgjedhje nuk eshte bere si nje njohje kolegu si shok e miqesi, por me nje mirekuptim ne mes stafit teknik e z. Xhaferi qe si president i Vllaznise nuk kursehet per ta cuar ekipin ne renditjen e skuadrave elitare drejt “FINAL 4”.Urime e me kembe te mbare per Osmanin qe te merkuren ne “Loro Boriçi” perballe Erzenit te Shijakut!
NAMIK MEHMETI
Firenze, 30 tetor 2023