Kjo javë e Kategorisë Superiore pritet të jetë një nga më të bukurat dhe më të luftuarat e këtij sezoni, kjo edhe për ndeshjet që do të luhen.

Javë e 32-të nis të dielën me dy ndeshje, ku Laçi pret në shtëpi Flamurtarin, ndërsa Vllaznia luan në transfertë me Luftëtarin, ndeshje që janë planifikuar të luhen në orën 17:45.

Të hënë janë 3 finale! Tirana përballet me Kukësin, ën një ndeshje që do të vendosë njëherë e mirë luftën për titullin, e cila po bëhet mes këtyre dy ekipeve, ndonëse bardheblutë janë të shkëputur në krye të renditjes.

Bylis pret në shtëpi Partizanin, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat , ashtu siç kanë qenë edhe sfidat mes këtyre dy skuadrave gjatë sezonit.

Ndeshjet tjetër interesante është edhe ajo mes Teutës dhe Skënderbeut, ku të dyja skuadrat njihen për lojën e hapur që bëjnë dhe do të kërkojnë fitoren.

E diel, më 5 korrik 2020

Ora 17:45 | Luftëtari-Vllaznia

Ora 17:45 | Laçi-Flamurtari

E hënë, më 6 korrik 2020

Ora 17:45 | Tirana-Kukësi

Ora 17:45 | Bylisi-Partizani

Ora 20:45 | Teuta-Skënderbeu